“One Woman” dhe këngët që festojnë fuqinë e grave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një nga këngët më simbolike që i kushtohet grave në mbarë botën është “One Woman”, një himn i krijuar për të promovuar unitetin, solidaritetin dhe barazinë gjinore.
Kënga “One Woman” u publikua në vitin 2013 nga UN Women si himni zyrtar i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Projekti është një bashkëpunim global që bashkon 25 këngëtare dhe muzikantë nga vende të ndryshme të botës, duke përcjellë një mesazh të fortë për fuqizimin e grave dhe solidaritetin ndërkombëtar.
Kënga u krijua për të treguar se, pavarësisht kulturave apo realiteteve të ndryshme, gratë përballen me sfida të ngjashme dhe mund të bëhen më të forta kur qëndrojnë të bashkuara.
Këngë të tjera të njohura që festojnë gratë:
Përveç “One Woman”, në shumë lista muzikore të përgatitura për 8 Marsin përfshihen edhe këngë ikonike që flasin për pavarësinë, guximin dhe forcën e grave:
I Am Woman – nga Helen Reddy
Respect – nga Aretha Franklin
Run the World (Girls) – nga Beyoncé
You Don’t Own Me – nga Lesley Gore
Fight Song – nga Rachel Platten
“I’m Every Woman” – Whitney Houston
“Independent Women” – Destiny’s Child
Këto këngë janë bërë pjesë e rëndësishme e playlistave të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pasi përçojnë mesazhe për barazi, vetëbesim dhe rezistencë. Përmes muzikës, ato festojnë bukurinë, forcën dhe kontributin e grave në shoqëri./KultPlus