Sonte koncert i veçantë nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës në Prishtinë
Kultura
March 07, 2026 - 11:29
Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës do të sjellin sonte një mbrëmje të veçantë koncertale në Salla e Kuqe.
Koncerti do të zhvillohet nën drejtimin e maestros Edon Ramadani, me pjesëmarrjen e solisteve Elizabeta Qarri dhe Artemida Qarri, të cilat do të performojnë në një bashkëpunim të veçantë për dy piano, së bashku me korin dhe orkestrën.
Programi i mbrëmjes ndërthur krijimtarinë shqiptare bashkëkohore me repertorin ndërkombëtar, duke premtuar një përvojë të pasur artistike për publikun.
Koncerti mbahet sonte në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00. /kultplus