Rona Nishliu më 29 dhjetor koncert në Mitrovicë

Rona Nishliu më 29 dhjetor koncert në Mitrovicë

Kultura December 27, 2022 - 11:14

Këngëtarja Rona Nishliu pritet që ta përmbyll vitin 2022 me koncerte.

Këngëtarja bashkë me bandin e saj “New Big Band”, ka një kohë që është duke u përgatitur për koncertin e 29 dhjetorit në vendlindjen e saj, në Mitrovicë.

Koncerti i cili do të mbahet në kuadër të përmbylljes së programit “Green Fest -12, është një premierë e kuruar dhe ideuar nga Rona Nishliu si homazh për traditën e vendlindjes.

Përveç shumë profesionistëve tjerë nga fusha e muzikës me të cilët ka bashkëpunuar Rona Nishliu, bandi i saj do të drejtohet nga dirigjenti i njohur Edon Ramadani, shkruan Zeri.info.

Koncerti mbahet më 29 dhjetor në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë prej orës 20:00, ndërsa një ditë më pas i njejti do të jepet edhe në Prishtinë në kuadër të programit artistik që po jepet çdo natë në “Tregun e Fundvitit”. /Zëri