Propagandisti rus ia mësyn Zveçanit për ta shfaqur filmin që mohon gjenocidin e Srebrenicës

Propagandisti rus ia mësyn Zveçanit për ta shfaqur filmin që mohon gjenocidin e Srebrenicës

Kultura December 07, 2022 - 18:12

Propagandisti rus, Boris Malagurski ia ka mësyrë që filmin e tij propagandues dhe relativizues “Republika Srpska: Lufta për Liri” ta shfaq edhe në Kosovë. Siç shkruan Kosovo Online, filmi është caktuar që të shfaqet në Zveçan më 13 dhjetor në orën 19:00.

Malagruski, i cili ka punuar edhe në “Sputink”, këtë film të tij kishte organizuar që ta shfaqte edhe në qytetet kryesore evropiane, megjithatë kishte hasur në një rezistencë të fortë, meqë ishte organizuar një fushatë që kishte rezultuar me anulimin e shfaqjes në disa vende.

Pas kësaj fushate ka qëndruar aktivisti dhe themeluesi i projektit “Dear Srebrenica”, Georgio Konstandi, i cili në tetor të këtij viti kishte folur për Gazetën Express rreth fushatës së tij kundër filmit të propagandistit rus.

Konstandi kishte treguar se filmi i Malagurskit është mohim dhe relativizim i gjenocidit që “Republika Srpska” e ka bërë gjatë viteve 90-ta në Bosnje e Hercegovinë.

Në vitin 2018, Boris Malagurskit i ishte ndalua hyrja në Kosovë, meqë ishte konstatuar se përbën kërcënim pë shtetin e Kosovës.

Image