Sot, Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve

Sot, Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve

Kultura November 20, 2022 - 08:24

Që nga viti 1954 nga Kombet e Bashkuara u vendos që data 20 nëntor të shënojë ditën botërore të të drejtave të fëmijëve.

Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre, shkruan Zeri.info.

Kurse në vitin 1989 u miratua edhe Konventa për të drejtat e fëmijëve, dokument që përfshin të drejtën e jetesës, shëndetit, edukimit dhe për të luajtur.

“Të gjitha vendet anëtare të cilat e kanë miratuar Konventën për të drejtat e fëmijëve, sipas nenit 19 të Konventës për të drejtat e fëmijëve morën obligimin për të ndërmarrë të gjitha masat ligjore, administrative, sociale dhe arsimore për t’i mbrojtur fëmijët nga çfarëdo lloj forme të dhunës psikike, lëndimeve apo keqtrajtimeve, neglizhencës ose pakujdesisë, eksploatimeve, si dhe keqpërdorimit seksual”, thuhet në një pjesë të kësaj Konvente.

Kjo ditë ka për qëllim rikthimin e vëmendjes të njerëzve mbi detyrimet që një shoqëri ka ndaj fëmijëve si dhe te problemet më të rëndësishme me të cilat përballen fëmijët. /Zëri