Nesër fillon “Java e Bibliotekës në Kosovë”

Nesër fillon “Java e Bibliotekës në Kosovë”

Kultura September 04, 2022 - 14:46

Nesër do të fillojë “Java e Bibliotekës” në Kosovë, i cili tashmë është edicioni i 19-të me radhë.

Ky event do të zgjasë deri më 11 shtator, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se tema e sivjetme është “Dokumentimi i kulturës së emigracionit.

“Java e Bibliotekës” organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Tema bosht e këtij edicioni është:‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit : koleksionet e shtypura dhe digjitale’, duke synuar që të kontribuojë në procesin e dokumentimit të trashëgimisë së emigracionit", thuhet në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, thuhet në njoftim. /Zëri