“Manifesta Biennial” përkujton Nënë Terezën në 25-vjetorin e vdekjes

“Manifesta Biennial” përkujton Nënë Terezën në 25-vjetorin e vdekjes

Kultura August 26, 2022 - 16:42

Festivali i njohur “Manifesta Biennial” ka bërë të ditur se në katin e gjashtë të Grand Hotel gjendet një koleksion privat i Nënë Terezës.

“Bulevardi kryesor i Prishtinës i dedikohet emrit të Nënës Terezës, humanistja e cila është shenjtëruar publikisht në Kosovë. Në katin e gjashtë të Grand Hotel të titulluar – mbi kapitalin – paraqitet një koleksion privat i punës së Nënë Terezës si pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se gjatë tërë javës do të ketë aktivitete të ndryshme në Kosovë për ta përkujtuar Nënë Terezën, në 25-vjetorin e vdekjes së saj. /Zëri