Në Prishtinë vendoset një instalacion për personat me aftësi të kufizuara [foto]

Në Prishtinë vendoset një instalacion për personat me aftësi të kufizuara [foto]

Kultura August 25, 2022 - 17:59

Sot në sheshin “Skënderbe” të kryeqytetit është vendosur një instalacion, i cili ka përqëllim ngritjen e vetëdijësimit rreth rëndësisë së qasjes fizike dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Këtë e bëri të ditur kreu i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se është duke punuar që ta bëjë kryeqytetin vend sa më të qasshëm e praktik për të gjithë, raporton Zeri.info.

Image

Ky instalacion do të jetë i ekspozuar në sheshin e Prishtinës deri të dielën, andaj Rama ka bërë thirrje qytetarëve që ta vizitojnë atë.

“Institucionet publike janë të vendosura para një përgjegjësie tejet të madhe për të siguruar lëvizjen me pavarësinë më të madhe të mundshme për personat me aftësi të kufizuara. E me plot bindje, si Kryetar i Kryeqytetit, them se jemi më se të përkushtuar që të marrim masat e duhura për të arritur një objektiv të tillë”, shkroi ai. /Zëri

Image