Shtëpia e braktisur e Hivzi Sylejmanit hapet si Rezidenca e Shtatëmbëdhjetë

Shtëpia e braktisur e Hivzi Sylejmanit hapet si Rezidenca e Shtatëmbëdhjetë

Kultura August 18, 2022 - 20:21

Shtëpia e braktisur e Hivzi Sylejmanit në lagjen Taslixhe të Prishtinës është hapur sonte si Rezidenca e Shtatëmbëdhjetë.

Kështu bëri të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e cila tha se është tejet e lumtur për këtë hap, shkruan Zeri.info.

Sahatçiu ndër të tjera tha se detajet e tjera do të publikohen më vonë.

“Fytyrat tona po e tregojnë vetë! Super t’lumtuna që më në fund shtëpia e braktisur e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe u hap sonte si Rezidenca Shtatëmbëdhjetë”, shkroi ajo në Facebook.

Komuna e Prishtinës vendosi ta rivitalizojë ndërtesën, duke ia caktuar atë Manifestës 14, e cila mori përsipër renovimin, konceptimin e funksionalitetit të saj dhe përfundimisht rihapjen e hapësirës për publikun brenda programit të Bienales. /Zëri