“PrizrenFest” sjell javën kulturore në qytetin historik
Kultura
July 26, 2022 - 23:32
Qyteti historik e kulturor i Prizrenit, për herë të parë do të realizojë edhe Festivalin Ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur.
“PrizrenFest”, do të bashkojë artistë nga vendet e ndryshme të rajonit dhe Evropës.
Festivali do të fillojë më 31 korrik e deri më 4 gusht.
Tashmë festivali ka bërë të ditur edhe programin e këtij edicioni.
Në festival do të ketë shfaqje të ndryshme nga aktorë, regjisorë, e koreografë.
Pjesë e festivalit do të jenë artistë të ndryshëm nga vendet e si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Turqia, Italia, Rumania dhe Franca. /shqip.com