RCC lanson “Butterfly Innovation Award” në Ballkanin Perëndimor - aplikoni

RCC lanson “Butterfly Innovation Award” në Ballkanin Perëndimor - aplikoni

Kultura April 01, 2022 - 15:26

Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po lanson çmimin “Butterfly Innovation Award”, duke kërkuar zgjidhje inovatore, të përshkallëzuara dhe të bazuara në tregun e Ballkanit Perëndimor. Fondi i çmimeve për “Butterfly Innovation Award” është 30,000 EUR, ku idetë më të mira në secilën nga 6 kategoritë do të marrin çmimin prej 5,000 eurove.

Mund të aplikoni deri në dy nga këto gjashtë kategori:

a) Inovacioni në industri (përpunimi i metaleve, industritë kreative, agro-ushqimi, ekonomia e gjelbër dhe qarkulluese, turizmi, fintech, edtech, bioteknologjia, teknologjia shëndetësore, etj).;

b) Inovacioni i Gjelbër (ndryshimet klimatike, energjia e qëndrueshme, lëvizshmëria dhe bujqësia, lufta kundër ndotjes, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit, etj.);

c) STEM Inovation (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë);

KËSHILLI PËR BASHKËPUNIMIN RAJONAL (RCC), Lajm

(English original is below)

Photos are available at the link https://www.rcc.int/gallery

Imagjino! Bëhu inovativ! Krijo! RCC lançon Butterfly Innovation Award në Ballkanin Perëndimor

Fondi Butterfly Innovation Award- 30,000 EUR- 6 idetë më origjinale do të marrin 5,000 EUR secila

Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po lançon Çmimin “Butterfly Innovation Award” duke kërkuar zgjidhje inovatore, të përshkallëzuara dhe të bazuara në tregun e Ballkanit Perëndimor. Fondi i çmimeve për “Butterfly Innovation Award” është 30,000 EUR, ku idetë më të mira në secilën nga 6 kategoritë do të marrin çmimin prej 5,000 EUR.

Mund të aplikoni deri në dy nga këto gjashtë kategori:

a) Inovacioni në industri (përpunimi i metaleve, industritë kreative, agro-ushqimi, ekonomia e gjelbër dhe qarkulluese, turizmi, fintech, edtech, bioteknologjia, teknologjia shëndetësore, etj);

b) Inovacioni i Gjelbër (ndryshimet klimatike, energjia e qëndrueshme, lëvizshmëria dhe bujqësia, lufta kundër ndotjes, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit, etj.);

c) STEM Inovation (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë);

d) Inovacioni Rinor (për të dalluar studentë të universitetit ose të shkollave të mesme);

e) Inovacioni Universitar (për të dalluar kulturën e sipërmarrjes në universitete);

f) Inovacioni i grave (për të dalluar gratë inovatore dhe sipërmarrëse).

Ftojmë individët dhe organizatat e kualifikuara të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë konkurs.

Aplikantët duhet të jenë shtetas ose banorë të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi). Aplikimet duhet të përshtaten brenda një prej kategorive zyrtare të çmimeve dhe idetë inovative duhet të demonstrojnë një ndikim pozitiv në Ballkanin Perëndimor.

Eventi i parë rajonal “Butterfly Innovation Award” është krijuar për të inkurajuar, dalluar dhe miratuar risitë dhe inovatorët nga Ballkani Perëndimor. Zgjerimi i kulturës së inovacionit në rajonin tonë duhet të mbështetet duke promovuar arritjet dhe fuqizimin e grupeve vulnerabël si të rinjtë dhe gratë. Ne e dimë se suksesi është shpesh një rrugë e vetmuar, por ne duam të ndihmojmë sadopak në atë rrugë.

Procesi i aplikimit është i hapur nga sot deri më 13 maj 2022. Fituesit e Çmimit të Inovacionit Butterfly do të shpallen më 27 qershor 2022 në një event, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në mediat sociale të RCC.

Bashkohuni me ne për të gjetur ide origjinale dhe unike nga rajoni ynë!

Mund të APLIKONI KËTU: 

https://www.rcc.int/pages/157/application-form

Gjithçka që duhet të dini për Çmimin Rajonal të Inovacionit Butterfly mund ta gjeni në https://www.rcc.int/pages/156/regional-butterfly-innovation-award-2022

Çmimi Rajonal i Inovacionit Butterfly financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga RCC. Është pjesë e Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut për Ballkanin Perëndimor.