Shqiponja e Zeni Ballazhit nga Kosova u përzgjodh për “Javën e Flamurit”

Shqiponja e Zeni Ballazhit nga Kosova u përzgjodh për “Javën e Flamurit”

Kultura November 25, 2021 - 10:25

Qeveria e Shqipërisë kishte hapur konkursin për logon e aktiviteteve festive për 28-29 Nëntor.

Mes shumë propozimeve, garën e ka fituar artisti kosovar Zeni Ballazhi, raporton “Zëri”.

Këtë e ka bërë të njohur ministrja e Kulturës në Qeverinë e Shqipërisë, Elva Margariti, e cila ka shkruar: “Shqiponja e artistit Zeni Ballazhi do të shoqërojë ‘Javën e Flamurit’”.

Zeni Ballazhi njihet për disa prej punëve të tij, ku i fundit ishte kurimi i ekspozitës së veprave të hotelit “Grand” në ekspozitën e organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës. /Zëri