“Zgjoi” shfaqet në Washington DC, të pranishme Vjosa Osmani, Dua Lipa e Fahrije Hoti

“Zgjoi” shfaqet në Washington DC, të pranishme Vjosa Osmani, Dua Lipa e Fahrije Hoti

Kultura November 10, 2021 - 17:05

Filmi i regjisores Blerta Basholli “Zgjoi”, po vazhdon të shijojë sukseset duke fituar çmime kryesore në shumë festivale, e duke thyer rekorde të shikueshmërisë në vendlindje.

Pas këtyre sukseseve, “Zgjoi” është shfaqur edhe në kinemanë “Ritz Carlton Georgetown” në Washington, DC.

Konsullata e Kosovës atje, ka bërë të ditur se në natën e shfaqjes të pranishme kanë qenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këngëtarja e njohur Dua Lipa, aktorja Yllka Gashi si dhe vet Fahrije Hoti mbi historinë e së cilës është krijuar edhe filmi, raporton Zeri.info.

“Hive” është një film dramatik kosovar i vitit 2021 me regji nga Blerta Basholli në debutimin e saj regjisorial.

Në film luajnë Yllka Gashi, Çun Lajçi dhe Aurita Agushi. Ai u shfaq premierë në Festivalin e Filmit “Sundance 2021” më 31 janar 2021 dhe u bë filmi i parë në historinë e “Sundance” që fitoi të tre çmimet kryesore – Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisë – në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike.

Në qendër të historisë së filmit është historia e vërtetë e Fahrije Hotit, një gruaje kosovare që lufton për të përballuar jetesën duke u kujdesur për dy fëmijët e saj – një djalë të vogël dhe një vajzë adoleshente si dhe vjehrrin e saj Haxhiun. /Zëri