Rama e nderon Rexhep Qosjen në Prishtinë me medalje

Rama e nderon Rexhep Qosjen në Prishtinë me medalje

Kultura September 27, 2021 - 14:30

Profesor Rexhep Qosja është nderuar sot në Prishtinë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

“Patriot i palëkundur, nga të fundmit viganë në një botë mediatike qaramanësh, njeri i admirueshëm, një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehjeje të shqipes”.

Këto ishin vetëm disa nga fjalët e mëdha që kryeministri Rama tha për Qosjen, në një ceremoni të posaçme, që u zhvillua në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas nderimit nga Rama në Prishtinë, profesori Rexhep Qosja u shpreh se ndihej shumë mirë që këtë medalje e merr pikërisht në kryeqytetin e Kosovës.

"E ndiej vetën shumë mirë, madje i privilegjuar, që Rama më nderoi këtu sot para jush me Yllin e Mirënjohjes Publike, një simbol domethënës për historinë tonë kombëtare. Kryeministri Rama është politikani më i suksesshëm në këto 30 vjet të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Por Edi Rama nuk është politikan, por edhe intelektual krijues. E ndiej veten shumë mirë dhe i privilegjuar që ky nderim mu bë sot këtu në Prishtinë. E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas këtij takimi mes delegacioneve", tha Qosja. /report-tv.al