Ndahet nga jeta poeti dhe kineasti Petrit Ruka

Ndahet nga jeta poeti dhe kineasti Petrit Ruka

Kultura July 06, 2021 - 09:33

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka. Lajmin e kanë konfirmuar miq dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.

Ruka u nda sot nga jeta pas një beteje njëvjeçare me një sëmundje të rëndë. Ai është poeti më i shquar i brezit të tij, dhe një skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit.

Është ndarë nga jeta në moshën  67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954.  Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare për dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë 1985 – 1986.

Ka punuar si pedagog në Shkollën e Mesme të Përgjthshme, Tepelenë.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranë.1986 – 1996. Drejtor në Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranë 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.

Ai la pas një sërë veprash si:

“ Rinia ime” vëllim, poezi, 1978.

“ Atdheu fillon tek zemrat” vëllim, poezi 1983

“ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vëllim, poezi, 1990

“ Vërtitu, Kokë e prerë!” vëllim, poezi, 2000.

“ Në zemër bie shi…” vëllim, poezi, 2003

“Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008

“Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor./ KultPlus.com