Miliarderi filantrop Eli Broad vdes në moshën 87-vjeçe

Miliarderi filantrop Eli Broad vdes në moshën 87-vjeçe

Kultura May 01, 2021 - 22:50

Eli Broad, bamirësi miliarder dhe koleksionist i njohur i artit, i cili përdori pasurinë e tij për të formuar peizazhin kulturor të Los Anxhelesit duke luajtur një rol qendror në ndërtimin e institucioneve të tilla si Ëalt Disney, Salla e Koncerteve dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor, vdiq në moshën 87-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

“Broad vdiq në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai”, sipas një zëdhënësi të tij, i cili nuk dha shkakun e vdekjes.

Me një pasuri të vlerësuar nga ”Forbes” në 6,9 miliardë dollarë, ai shpenzoi pasurinë për një sërë projektesh ambicioze civile.

“Ne bashkohemi me qytetin e Los Anxhelesit për të mbajtur zi për humbjen e Eli Broad. Qyteti dhe kombi kanë humbur një ikonë”, thanë në një deklaratë shefi i ”Los Angeles Times”, Patrick Soon-Shiong dhe bashkëshortja Michele.

“Historia e jetës së Elit është një frymëzim dhe një dëshmi e mundësive që ka Amerika”, shtuan ata.

“Mbështetja dhe udhëheqja e Broad për institucionet kulturore kanë qenë transformuese”, tha çifti, shkruan Express.

Broad shpenzoi miliona dolarë për të pajisur programe kërkimore mjekësore dhe shkencore duke përfshirë qendrat kërkimore të qelizave burimore në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelesit, University of California Southern, UC San Francisco dhe Harvardit.