"Golden Globes" virtualisht, cilët do të jenë filmat më të mirë të 2021?

Kultura February 28, 2021 - 14:52

Sikundër shumë evente, për shkak të pandemisë, edhe ceremonia e 78-të e ‘Golden Globes’ do të zhvillohet virtualisht.

Votat e shtypit të huaj në SHBA gjerësisht cilësohen si pararendës apo paralajmërues të fituesve të mëdhenj të çmimeve OSCAR.

Kujtojmë se vitin e shkuar fituesit e ‘Golden Globes’ ishin po ashtu triumfuesit e OSCAR.

Aktoret Tina Frey dhe Amy Poelher do të jenë ato që do të prezantojnë ceremoninë të dielën në mbrëmje, njëra do të jetë në Hollywood e tjetra në New York.

"Po, Tina do të jetë në New York unë në Kaliforni. Ne do të përfitojmë plotësisht dhe do të shohim sesa argëtuese është të jepen çmime në kompjuter”, shprehet aktorja Amy Poehler.

Mank, Babai, Nomadland dhe Gruaja e Re Premtuese janë filmat më të nominuar në kategori të tilla si aktrimi, regjia dhe skenari më i mirë.

Nominimet për filmin më të mirë dramë deri më tani favorite janë edhe dy filma të NETFLIX, mes tyre ‘Gjyqi i Çikago 7’.

Një histori e vërtetë e policisë së Çikagos, të cilët akuzuan vullnetarisht demonstruesit që shkuan të protestojnë para Kongresit Demokrat për të denoncuar Luftën në Vietnam.

Në garë për Filmi më i mirë i huaj janë

Another Round

La Llorona

The Life Ahead

Minari

Two of Us

Sa i përket çmimit Seriali më i mirë – muzikal ose komedi nominimet janë:

The Flight Attendant

The Great

Schitt’s Creek

Emily in Paris

Ted Lasso

Në kategorinë Seriali më i mirë – dramë të nominuar janë:

“The Crown”

“Lovecraft Country”

“The Mandalorian”

“Ozark”

“Ratched”

Nominimet për Miniseriali ose filmi më i mirë televiziv përfshijnë

“Normal People”

“The Queen’s Gambit”

“Small Axe”

“The Undoing”

“Unorthodox”

Mbrëmjen e sotme do të bëhen me dije edhe shume çmime të tjera sikundër aktorët më të mirë apo edhe kënga me e mirë në një serial apo film.

Gjatë ceremonisë do të ketë edhe të ftuar, duke përfshirë Renee Zellëeger, Cynthia Erivo, Joaquin Phoenix, Laura Dern, Salma Hayek dhe Jamie Lee Curtis.  

Të nominuarit dhe fituesit e Golden Globes votohen nga 87 anëtarët e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Hollyëood (HFPA), një grup gazetarësh ndërkombëtarë me qendër në Kaliforni./euronews/