Piktura sekrete e Van Goghut e krijuar më 1887-n, vepra shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë

Piktura sekrete e Van Goghut e krijuar më 1887-n, vepra shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë

Kultura February 25, 2021 - 09:58

Një pikturë e panjohur e artistit Van Gogh do të shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë.

Për më shumë se një shekull kryevepra ka qenë e paekspozuar dhe ka qenë pjesë e një koleksioni të një familjeje franceze.

Vepra, u pikturua nga Van Gogh në 1887, kur ai ishte duke qëndruar me vëllain e tij Theo në kryeqytetin francez.

E titulluar ‘Scène de rue à Montmartre’ piktura  do të shfaqet në shtëpinë e ankandeve Sotheby në Amsterdam, Hong Kong dhe Paris.

Shtëpia e ankandit vendosi një vlerë të parashikuar të veprës artistike prej 5 milion euro (6,08 milion dollarë) dhe 8 milion euro (9,72 milion dollarë).

Piktura përshkruan një burrë dhe një grua, duke shëtitur krah për krah në një rrugë me kalldrëm e ku në sfond duket edhe një mulli me erë.

Piktura është pjesë e një serie veprash  që Van Gogh krijoi në Montmartre, një lagje kodrinore e Parisit tani e dominuar nga kisha Sacre Coeur.

Van Gogh arriti në Paris në 1886. Ai u largua nga qyteti në 1888, duke thënë se ishte lodhur nga ritmi i vrullshëm i jetës në Paris. Ai u zhvendos në jug të Francës, ku preu një pjesë të veshit për shkak të shfaqjes së çrregullimeve mendore. Më 29 korrik 1890 artisti vrau veten.