Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Rave dhe Win music Freedom vazhdon eventet virtuale permes platformes Live Stream me ERIN GO DANCE

Rave dhe Win music Freedom vazhdon eventet virtuale permes platformes Live Stream me ERIN GO DANCE

Kultura February 18, 2021 - 23:29

Erin Go Dance, që në moshën e hershme të adoleshencës, ka shfaqur pasionin e tij për muzikën e veçanërisht për atë të zhanrit Rock dhe Metal.

Ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Vlen të përmendet se gjatë këtij rrugëtimi muzikor, Erin Go Dance dëgjoi dhe gjeti inspirimin e tij në artistë dhe grupe muzikore të njohura si: Depeche Mode, Trentemøller, Massive Attack, Daft Punk, Nine Inch Nails e shumë të tjerë.

Kjo fazë ishte shumë e rëndësishme për karrierën e tij, gjatë të cilës i lindi një dashuri e re ndaj tingujve dhe ritmit të muzikës elektronike. Më vonë u bë faktor kryesor për ta shtyrë në botën e këtij zhanri. Rreth vitit 2014 fillimisht ai u inkuadrua në ketë rrymë si producent, duke krijuar tinguj të ndryshem të muzikës elektronike dhe më pas edhe të performonte si DJ.

Që nga kjo periudhë, Erin Go Dance vazhdoi punën e tij si DJ dhe producent duke performuar në klube, kafiteri dhe evenimente të ndryshme. Stilet që më së shumti i hasim tek ai gjatë performancave që bën, janë: House, Deep House, Tech House dhe Minimal.

Erin Go Dance si artist beson se rol të rëndësishëm në zhvillimin e kreativitetit në krijimtari dhe performancat e tij, luan dëgjimi dhe inspirimi i vazhdueshëm i rrymave të ndryshme muzikore.

 Rave ka ftuar ERIN GO DANCE  me një set prej 1 orësh për adhurues të muzikës elektronike, këtë të Diel nga ora 21:00, performancën mund ta ndiqni në RaveTravel, Win Music Freedom Ks dhe Radio Prishtina- faqen tonë zyrtare në facebook.

Live Session do mbahet tek Four Points Hotel by SHERATON në Prishtinë e për më shume ju ftojm të na ndiqni.