Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
BE fajëson Mbretërinë e Bashkuar se refuzoi planin që do t'i linte muzikantët të bënin turne pa viza

BE fajëson Mbretërinë e Bashkuar se refuzoi planin që do t'i linte muzikantët të bënin turne pa viza

Kultura January 14, 2021 - 21:38

BE ka këmbëngulur se ishte zgjedhja e qeverisë së MB pas një thirrjeje nga interpretuesit, për të përfunduar turneun pa viza për muzikantët në kontinent.

Zyrtarët në Bruksel i thanë BBC se Mbretëria e Bashkuar "refuzoi" një plan që do t'i linte muzikantët të bënin turne pa viza, shkruan “BBC”, transmeton “Zeri.info”

Përgjigja erdhi pasi Downing Street ripohoi se propozimet e saj "ambicioze" ishin refuzuar nga BE.

Michel Barnier negociatori i BE-së për Brexit tha se rezultati ishte një nga "pasojat e pashmangshme" të Brexitit.

"Jam penduar shumë që Britanikët nuk kishin më ambicie për lëvizjen e njerëzve," u tha z. Barnier gazetarëve të enjten.

"Nga marsi i kaluar, ne bëmë propozime mjaft ambicioze për sa i përket lëvizshmërisë, duke përfshirë kategori të veçanta të tilla si gazetarë, interpretues, muzikantë dhe të tjerë," vazhdoi ai. "Por ju duhet të jeni dy për të bërë një marrëveshje."

Presioni është rritur nga të dyja palët për të negociuar një përjashtim nga kufizimet e reja për muzikantët, me interpretuesit dhe ekipet që thonë se mjetet e jetesës mund të jenë në rrezik.

Që nga Brexiti, muzikantëve dhe ekuipazheve britanikë nuk u garantohet më udhëtimi pa viza dhe mund t'ju duhen leje shtesë pune për të luajtur në disa vende të Evropës.

Sipas kushteve të marrëveshjes, bendet britanike mund të vizitojnë Evropën deri në 90 ditë në një periudhë 180 ditore. Për turnet në Gjermani dhe Spanjë, për shembull, tani do të kërkojnë viza shtesë për punë me pagesë, ndërsa ata në Francë dhe Holandë nuk do të kërkojnë.

Një peticion i nënshkruar nga më shumë se 250,000 njerëz - përfshirë Laura Marling, Biffy Clyro dhe Dua Lipa - po i bën thirrje qeverisë të "negociojë një leje pune kulturore falas" që do të lejojë "grupe, muzikantë, artistë, të famshëm të TV dhe sporteve që të bëjnë turne në BE për të kryer shfaqje dhe ngjarje./Zëri