Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Ismajli vjen me librin “Rrugëtime”, shpalos dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën

Ismajli vjen me librin “Rrugëtime”, shpalos dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën

Kultura October 14, 2020 - 10:31

I janë dashur disa vite për të bërë bashkë tregimet dhe prozat e saj, të cilat ishin shkruar e vazhdonin të shkruheshin përgjatë kohës. Ndonëse nuk është libri i saj i parë, “Rrugëtime” synon të udhëtoje në jetë së bashku me autoren e tij, Anisa Ismajli.

Në një intervistë për “KultPlus”, Anisa Ismajli ka rrëfyer se “Rrugëtime” është titulli me të cilën ajo ka rënë në dashuri. Madje ajo ka treguar se libri sjell dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën, e të cilat synon t’i dërgojë sa më larg që të jetë e mundur.

“E dua këtë titull, sepse kam pritë një kohë edhe unë si Anisë, por edhe tregimet e mia që bashkë të rrugëtojmë nëpër jetë. Temat që trajtohen janë të ndryshme, thjesht aty ka dashni, ka kërkim, ka mllef e ka imagjinatë, e cila e dërgon larg e më larg”, ka thënë Ismajli.

Tutje, ajo ka shtuar se “Rrugëtime” dallon nga libri i saj i parë “Momente”, ngase ky libër vjen ndryshe, me personazhe të imagjinuara.

“Për dallim nga libri im i parë ‘Momente’, të cilën e kam shkruar në vetën e parë, të tërën, kjo vjen ndryshe, me personazhe të imagjinuara, por edhe veta e parë nuk mungon”, ka shtuar autorja.

Ismajli ka treguar se libri deri në fund të javës do të jetë i qasshëm për publikun, si dhe ka falënderuar shtëpinë botuese “Buzuku” dhe Avdullah Zenelin.

Autorja Anisa Ismajli krejt në fund të intervistës ka pohuar se tashmë ajo ka menduar mënyrën e saj të promovimit, si dhe aktorët që do të interpretojnë tekstet e saj. “Rrugëtime” autorja ua dedikon të dy fëmijëve të saj, Melisës dhe Dalmatit. /KultPlus.com

Image