Dua Lipa dhe Ava Max të nominuara për “People’s Choice Awards 2020”

Dua Lipa dhe Ava Max të nominuara për “People’s Choice Awards 2020”

Kultura October 07, 2020 - 13:27

U publikua lista e plotë e nominimeve për çmime “People’s Choice Awards”, për vitin 2020.

Kjo ceremoni cdo vite i nderon artistët dhe projektet më të mira në film, televizion dhe muzikë.

Jane komplet 44 kategori, kurse fituesi e këtyre shpërblimeve përcaktohen tërësisht nga votat e publikut online, shkruan Pitchfork.

Aktorët të nominuar në kategoritë kryesore sivjet janë: Chris Hemsworth, Jamie Foxx, Lin-Manuel Miranda, Tom Hanks, Charlize Theron, Elisabeth Moss, Margot Robbie, Tiffany Haddish.

Ndërsa në kategorinë për filmat më të mirë dominojnë projektet: “Bad Boys For Life”, “Extraction”, “Project Power”, “The Old Guard”, “The Lovebirds”, “To All the Boys: P.S. I Still Love You”, “Mulan”, “Tenet”

Sa i përket kategorive për muzikë, sivjet për çmimet kryesore konkurrojnë artistë të shumtë, normalisht që nuk mungojnë këngëtaret shqiptare si, Dua Lipa dhe Ava Max.

Dua Lipa është nomiuar gjithsej në katër kategori kryesore si: “Artistja më e mirë e vitit”, “Albumi më i mirë i vitit” për albumin “Future Nostalgia”, “Kënga më e mirë e vitit” për hitin e saj “Break my heart” dhe “Videoklipi më i mirë” për këngën “Un Dia” të sjellë në bashkëpunim me yjet latin, J Balbin, Bad Bunny dhe Tainy.

Ndërkohë, Ava Max është e nominuar në dy kategori, “Artistja më e mire e re” dhe “Kolona zanore më e mirë” për interpretimin e kolonës zanore “On Me” të filmit “Scooby Doo”.

Ceremonia e përvitshme shpërblyese do të transmetohet live nga Santa Monica, më 15 nëntor të këtij viti. Sivjet me çmimin special “Ikona e vitit 2020” do të nderohet aktorja, këngëtarja dhe afaristja e njohur, Jennifer Lopez. Ndërsa me shpërblimin “People’s Champion Award” do të nderohet ylli i kinematografisë, Tyler Perry, i cili vlerësohet për kontributin e tij në botën e showbizit dhe fushën e bamirësisë./Zëri