Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Top 5 këngët e kësaj jave

Top 5 këngët e kësaj jave

Kultura September 14, 2020 - 14:08

Duke hyrë ngadalë në javën e tretë të shtatorit, e kishim shumë të vështirë t’i përzgjedhim vetëm Top 5 këngë, sepse artistët si duket, gjatë tërë kohës së karantinës vetëm kanë prodhuar, kanë bashkëpunuar me poetë, muzikantë, regjisorë filmash dhe animacionesh dhe kështu shpërthyen me shumë këngë – hite – ‘bangers’ – quani si të doni. Por, me shumë mund, vendosëm për 5 emra, të cilët do t’i dëgjoni në emisionin “Drive Time” me moderatorët Berna dhe Ari, çdo ditë nga ora 16 – 18:30 në 89.8 prishtina.fm si dhe zeri.info.

Duke filluar nga Katie Melua me tingujt e saj tejet të butë dhe një zë melankolik, pastaj një super “Deep House” remix nga “Kaytranada” të këngës së Dua Lipës“Don’t start now”, nuk mungojnë aty as emrat si “Michelle dhe Arlo Parks”, “Tom Misch & Yussef Dayes” të cilët të gjuajnë direkt në valët e detit, dhe për fund nuk mund të mungojë assesi një prej artistëve më të mëdhenj në skenën e Hip Hop & Grime të Britanisë, Stormzy, i cili kësaj here prek temën e ndjeshme në komunitetin afro-amerikane “Black Lives Matter”, ku e gjitha paraqitet me një animacion të bukur me superheronjtë e tyre, njërin prej të cilëve edhe e nderon, shkaku i vdekjes së tij me mesazhin “RIP Chadwick Boseman – Forever in our Hearts” (përgjithmonë në zemrat tona)

Të gjitha këngët dhe informatat i gjeni më poshtë:

 

Image

 

“Katie Melua” – Your Longing is gone

Katie Melua lanson “Your Longing is gone” nga albumi i ri. Katie është një nga artistet më të suksesshme të Britanisë, me një katalog që është certifikuar 56 herë me çmime platin në të gjithë globin. Me origjinë nga Kutaisi, në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë, Melua u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në moshën tetë vjeçare.

Albumi Nr. 8 përfaqëson kulmin e një periudhe të zgjatur të rizbulimit muzikor për artistin. Tekstet thellësisht personale të shkruara nga Melua e shohin atë duke u përpjekur të pajtojë ndërlikimet e dashurisë së jetës reale me homologun e saj përrallor.

 

“KAYTRANADA” remix Dua Lipa – Don’t Start Now

Një “Deep House” i pikës kryesore të albumit “Future Nostalgia”. KAYTRANADA ka ndarë një remix të këngës së Dua Lipës “Don’t Start Now”. Kënga është nga edicioni i remixit të papërpunuar nga përmbledhja e fundit e kuruar nga “Blessed Madonna” – për albumin remix “Club Future Nostalgia”.

 

"MICHELLE feat Arlo Parks" – Sunrise

Më herët gjatë kësaj vere, MICHELLE u kthye me “Sunrise”, singli i tyre i parë që nga viti 2018. Sot, grupi i frymëzuar nga R&B i “PoC queer”, apo nga komuniteti LGBTQI i njerëzve me ngjyrë, po lanson një version alternativ të asaj kënge duke shfaqur kontribute të reja nga poeti britanik dhe pop artisti i dhomës së gjumit, Arlo Parks.

 

"Tom Misch & Yussef Dayes" – Tidal Wave

 

Kënga është marrë nga albumi bashkëpunues i Misch dhe Dayes, “What Kinda Music”. Tom Misch dhe Yussef Dayes kanë ndarë edhe një video muzikore të animuar për “Tidal Wave”. Interpretimi Tiny Desk i ‘Tidal Wave’ paraqet edhe këngëtarin / kompozitorin e R&B “Joel Culpepper”, në vokal është Rocco Palladino - djali i basistit legjendar të Pino Palladino. Kurse Misch dhe Dayes u fokusuan respektivisht në drejtimin e vokalit / kitarës dhe baterisë.

 

“Stormzy” - Superheroes

Vizuelizimet e animuara për këngën “Heavy Is The Head” u shfaqën premierë në një numër klasash shkollore. Kjo është kënga e fundit që është marrë nga albumi i MC’s nga Londra, Stormzy, në dhjetor 2019 ‘Heavy Is the Head’. Klipi për ‘Superheroes’ u shfaq herët javën e kaluar në një numër klasash shkollore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Drejtuar nga regjisori britanik Taz Tron Delix, klipi përfshin edhe artistët si Dave, Little Simz dhe ylli i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Marcus Rashford, dhe i kushtohet kujtimit të yllit të ndjerë të filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman./Zëri

Përgatiti: Berna Caka