Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Charlie Chaplin jetoi 25 vjet në një fshat të Zvicrës

Charlie Chaplin jetoi 25 vjet në një fshat të Zvicrës

Kultura July 28, 2020 - 14:31

Charlie Chaplin kaloi 25 vjet në fshatin rural të Corsier-sur-Vevey në Zvicrën Jugperëndimore, në bregun verior të Liqenit të Gjenevës, larg shfaqjeve dhe biznesit të tij, shkruan “Albinfo.ch”.

“Ai u dashurua menjëherë me Zvicrën”, tha muzeologu Yves Durand, i cili punoi më shumë se 15 vjet me të. “Ai kërkonte parajsë me natyrën, zogjtë, pemët, një mënyrë që të ndihej i lirë dhe në paqe, këtë e gjeti në Zvicër”, tha Durandi, raporton “Zeri.info”.

I lindur në Londër më 1889-n, Chaplin kaloi fëmijërinë e tij në varfëri, por arriti sukses të madh pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara më 1913-n.

Sipas autobiografisë së tij, një mik i tij i sugjeroi se ai do të duhej të jetojë në Zvicër. Chaplini filloi gjuetinë e shtëpive rreth Lozanës, ku ai qëndroi dhe e gjeti pallatin në Corsier-sur-Vevey. Me një pamje të Alpeve Franceze përtej Liqenit të Gjenevës, ai është pa dyshim një vend skenik.

Vlen të theksohet se përveç botëve, filmave të Chaplinit, fshati dhe qyteti ngjitur i Vevey kanë murale, skulptura dhe përshkrime të tjera të Chaplinit. Ekziston një fabrikë dhe dyqan i quajtur “Laderach”, i cili bën çokollatë në formë këpucësh, që ngjajnë me këpucët e Chaplinit.

Duhet të përmendim që Charlie Chaplin u martua gjithsej katër herë dhe që Yllin e kinematografisë e tërhiqnin gjithmonë vajzat e reja, gjë që shpeshherë i ka krijuar telashe, transmeton “Zeri.info”.