Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Ahmeti u gëzohet shpërblimeve që morën tre filmat kosovarë në Gjermani

Ahmeti u gëzohet shpërblimeve që morën tre filmat kosovarë në Gjermani

Kultura May 12, 2020 - 13:30

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si lajmin më të mirë për ditën e sotme e sheh atë nga suksesi që kanë korrur tre filmat kosovarë, që ishin pjesëmarrës në festivalin ‘goEast’ të Gjermanisë.

Përmes një postimi në “Facebook” Ahmeti ka thënë se si institucion publik ndihen të lumtur dhe të gatshëm për t’i mbështetur artistët në vendin tonë, përcjell “Zeri.info”.

“Si institucion publik jemi të lumtur t’i mbështesim dhe t’i ndihmojmë artistët tanë që me sukseset e tyre po e vendosin Kosovën në hartën botërore të ngjarjeve të mëdha të artit e të kulturës”, ka shkruar Ahmeti.

Filmat të cilët morën çmime në festivalin gjerman janë:

Filmi “Në mes”, që mori çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër.

Dokumentari i More Raçës “Home is where the films are” u shpërblye me grantim për hulumtim.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Zana”, i cili ka marrë çmimin e televizionit “3sat”. /Zëri