Kraja Akademisë “Nobel”: Duke mbrojtur Handken, ju po mbroni Millosheviqin

Kraja Akademisë “Nobel”: Duke mbrojtur Handken, ju po mbroni Millosheviqin

Kultura November 26, 2019 - 10:31

Mehmet Kraja, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i është kundërpërgjigjur përmes një letre Akademisë Suedeze për çmimin “Nobel për Letërsi”, që i është dhënë Peter Handkesit. Kraja në letrën e parë kishte kërkuar të anulohet ky vendim. Një muaj më vonë ASHAK-u mori një letër nga Akademia Suedeze, në të cilën shkruhej se çmimi “Nobel për Letërsi” i është dhënë Peter Handkes për veprën që ka krijuar dhe jo për personalitetin e Handkes. Kraja i është përgjigjur kryetarit të Akademisë, Anders Olsson, duke i thënë se është mbetur thellësisht i zhgënjyer për mënyrën se si janë keqpërdorur parimet për të arsyetuar një dështim të pashembullt. “Duke mos qenë afër zhvillimeve në Ballkan, ju duket se nuk e keni ndërmend të kuptoni se duke mbrojtur Handken, ashtu siç bëni në letrën tuaj, ju mbroni Millosheviqin dhe, duke mbrojtur Millosheviqin, ju mbroni gjenocidin dhe, duke mbrojtur gjenocidin, ju jeni pozicionuar në anën e errët të historisë, duke ngritur në piedestalin më të lartë një shkelës të egër të vlerave humane”, ka thënë Kraja në këtë letër.

Tutje i pari i ASHAKU-t i shkruan Olssonit dhe “Nobel”-it se duke përmendur Tribunalin e Hagës në një kontekst të përmbysur po bëjnë një gabim, sepse nuk u themeluan tribunalet e këtilla vetëm për të kuptuar historinë tragjike të Evropës, siç ka shkruar Olsson në letrën e tij, por për t’i parandaluar këto veprime tragjike.Zëri