Will Smith rikthehet në 'Cineplexx' me filmin aksion Gemini Man

Will Smith rikthehet në 'Cineplexx' me filmin aksion Gemini Man

Kultura October 08, 2019 - 15:59
Image

 

Ylli i njohur Hollywood-ian rikthehet në ekranet e mëdha me filmin Gemini Man, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Ang Lee, i cili u bë i njohur me kryeveprën aziatike “Crouching Tigger, Hidden Dragon” dhe më pas me dramën Brokeback Mountain, ka në ekip edhe skenaristin e Game of Thrones, David Benioff.

Image

Filmi flet për një një vrasës me pagesë, më i miri në kohën e vet, të cilit i duhet të përballet me klonin e tij në moshë të re. Will Smith në këtë film luan të dy personazhet e tij, me dallime në moshë, ndërsa të gjitha këto u arritën me anë të teknologjisë moderne të rikthimit në moshë (rinimit), që këtë vit u përdor edhe tek filmi i Scrocese The Irishman.

Për më shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS. 

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.