Filmi vendor 'Shpia e Agës' arrin në Cineplexx

Filmi vendor 'Shpia e Agës' arrin në Cineplexx

Kultura gusht 16, 2019 - 16:01

Pas suksesit të filmave të fundit kosovar, filmi i radhës vendor qe arrin ne Cineplexx është “Shpia e Agës”. Ky film trajton temën e dhunës seksuale ndaj grave kosovare gjatë luftës, shkruan zeri.info.

Image

Regjisorja Lendita Zeqiraj, trajton njëra nga temat mjaft të ndjeshme te cilat shume pak flitet për to, përdhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë. Megjithatë regjisorja vë në pah balancimin e dramës dhe komedisë duke treguar shpresën dhe kurajën që protagonistët kanë.

Shpia e Agës është fokusohet në jetën e Agës, një djaloshi 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai është i dedikuar të mësoj gjuhën serbe nga një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babain e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.

Image

Shpia e Agës ka për producent Bujar Kabashin dhe aktorë kryesor si Adriana Matoshi, Art Lokaj, Rozafa Çelaj dhe Melihate Qena. Filmi i cili është në bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë.

Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 20 gusht prej orës 18:25. Biletat tashmë janë në shitje dhe mund t’i blini cdo ditë pas orës 15:00 në arkat e Cineplexx. Zëri