Kostumografia popullore shqiptare në telajon e piktorit të diasporës

Kostumografia popullore shqiptare në telajon e piktorit të diasporës

Kultura gusht 15, 2019 - 18:02
Detajet

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko solli sot në vëmendje talentin e piktorit të diasporës Dastid Miluka e cili vjen me ekspozitë nga kostumografia popullore shqiptare.

“Dastid Miluka është një piktor i talentuar shqiptar që jeton prej kohësh në Belgjikë, i cili vjen para publikut me një stil të veçantë e goditës”, shprehet Majko.

Po ashtu Majko vë theksin te thelbi i ekspozitës që është vendi i origjinës, Shqipëria.

“Me ekspozita këndej e andej kufijve, Miluka kësaj radhe i është përkushtuar një projekti ku punimet e tij do të jenë të frymëzuara nga ‘rrënjët’:  vendi i origjinës, njerëzit e sidomos nga kostumografia popullore shqiptare”, shprehet ai./ATSH

Image

Image

Image