“Avengers” tejkalon “Avatarin” me shitjen e biletave

“Avengers” tejkalon “Avatarin” me shitjen e biletave

Kultura July 23, 2019 - 10:22
Lexo më shumë detaje

 

Regjimi 10-vjeçar i “Avatar”-it si filmi me fitimin më të madh në botë ka përfunduar. Të dielën filmi “Avengers Marvel: Endgame” grumbulloi plot 2.7902 dollarë në “Office box”, duke lënë prapa “Avatar”-in me 2.7897 dollarë, shkruan gazeta "Zeri".

Në anën tjetër, në Britani të Madhe “Avengers Marvel: Endgame” ende është në top-listën e 5 filmave më të mirë të të gjitha kohërave. Sa i përket Britanisë së Madhe, filmi që ka mbledhur më shumë fitime vazhdon të jetë “Star Wars; The Force Awakens”, pasi mblodhi 123.2 milionë funte në arkë në 2015-n. Ky film pasohet nga dy filma të tjerë të Bond, “Skyfall” dhe “Specter”, si dhe pastaj vjen “Avatar”-i.

“Avengers Marvel: Endgame” është gjithashtu kampion i biletave në Amerikën e Veriut, që do të thotë se ky film ka arritur në një shfaqje të fortë ndërkombëtare.

Filmi, në të cilin luajnë Robert Downey Jr si Iron Man, Scarlett Johansson si Black Widow dhe Chris Hemsworth si Thor, grumbulloi 629 milionë dollarë në Kinë, 105 milionë dollarë në Korenë e Jugut dhe 85 milionë dollarë në Brazil. ZERI