Vjollca Robelli së shpejti publikon këngën “Besa”

Vjollca Robelli së shpejti publikon këngën “Besa”

Kultura qershor 24, 2019 - 10:00
Lexo më shumë detaje

 

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin artistik “Ajo”, do të publikojë këngën e saj më të re të quajtur “Besa”. “Besa” do të publikohet më 28 qershor dhe është punuar nga emra të njohur dhe të respektuar në industrinë e muzikës në Angli. Kënga është shkruar dhe është komponuar nga Vjollca Robelli-Mripa dhe miksi i saj është bërë nga Andrew Phillips, i cili është kompozitor i nominuar për “Oscar” dhe për “Emmy”. Master i këngës është bërë nga Max Gilkes, pjesë e “1Sonic Production Studio”, të nominuar për “Grammy” dhe për “Mercury”.

Rikujtojmë se këngëtarja dhe tekstshkruesja u kthye në vitin 2017, gati pas një dekade, në Prishtinë me një koncert në kuadër të festivalit më të madh feminist në Ballkan, “FemArt”. Këngëtarja Vjollca Robelli u bë e famshme në vitin 2002 me hitin e saj “Ajo”, duke qëndruar në vendin e parë të top-listave të radiove dhe të televizioneve si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. “Ajo” ishte hiti numër një në “Top Albania Radio” dhe fitoi çmimin e festivalit “Video Fest” në kategorinë “Best Rock Video” në vitin 2002. Kënga fitoi edhe vendin e dytë në koncertin e BBC-së “Top of the Pops” në Prishtinë. Në të njëjtin vit Robelli ishte “Youth Music Ambassador” në Prishtinë.