Këta janë disa prej filmave më të mirë që do vinë këtë verë

Këta janë disa prej filmave më të mirë që do vinë këtë verë

Kultura June 15, 2019 - 09:16
Lexo tjera detaje

Pas një dite vape në punë, në plazh apo në pishinë mbrëmja ka lezet kur uleni për të parë një film të mirë. Me familje, me shoqëri apo edhe një mbrëmje romantike nën shoqërinë e një filmi të mirë, është nganjëherë e gjitha çka kemi nevojë.

E vera e këtij viti premton filma shumë të mirë. Disa nga filmat që entuziastët e kinematografisë mezi po i presin janë këta:

Toy Story 4

Buz Vitdrita u paraqit së pari në vitin 1995. Tani, gati 25 vjet më vonë publikimi i filmit të katërt Toy Story është afër. Filmi do të jetë në ekranet e kinemave me 21 qershor.

Yesterday

Ky film po parashikohet të jetë njëri ndër filmat më të mirë britanik. Këngëtari i famshëm botëror Ed Sheeran pritet të jetë në film, e ndoshta edhe kjo është njëra ndër arsyet që ky film po premton shumë. Filmi publikohet me 28 qershor.

Spider Man – Far from home

E kush nga ne është rritur e nuk e ka ndjekur Spider man dhe mos ta kishte idol feëmijërie. Deri tani nuk dihen detaje se cfarë do të ndodhë. Por e dimë që Parker (Spider man) shkon ne nje udhëtim shkolle me shokë në Evropë. Derisa ai është atje i duhet të luftojë me humanoid ekstradimensional që quhen Elementale. Filmi do të publikohet me 5 korrik.

Lion King

Pa dyshim që njëri nga filmat që mbajmë mend nga fëmijëria është mbreti luan. Ai momenti kur Skar vret të vëllain i cili është babai i Simbës? Epo të gjithë kemi qarë.  Filmi vje me një format ndryshe po me historinë e njëjtë. Po ashtu është muzika e famshme e Elton John nuk është hequr nga filmi. Ky do të publikohet me 19 korrik.