“Metoda” e Bokshit në Teatrin Shqiptar të Shkupit

“Metoda” e Bokshit në Teatrin Shqiptar të Shkupit

Kultura April 25, 2019 - 10:09
Lexo më shumë detaje

“Metoda”, në regji të Ilir Bokshit, do të jetë premierë në Teatrin Shqiptar të Shkupit këtë të enjte, në orën 20:00, në objektin e Qendrës Teatrore të Fëmijëve në Çarshinë e Shkupit.

Autor i “Metodës” është Hordi Galceran, ndërkaq luajnë: Luran Ahmeti, Amernis Nokshiqi, Dritëro Ame dhe Fisnik Zeqiri.

Në veprën “Metoda”, katër aplikantë i nënshtrohen një procesi rraskapitës të përzgjedhjes për një pozitë pune në një korporatë të madhe. Katër karaktere e natyra të ndryshme, por me përkushtim të njëjtë për të kapur thjesht dhe vetëm një karrige ekzekutive. Kjo vendosmëri e vetëpërmbushjes së vazhdueshme justifikon veprimet e tyre në detyrimin për t’iu nënshtruar një serie testesh psikologjike me karakter darvinian të përzgjedhjes, të hartuara nga departamenti i burimeve njerëzore të koorporatës punëdhënëse. Vepra fton publikun afër një pasqyre ku mund të zbulojnë se si ndërtohen grackat e jetës kapitaliste (që ndoshta edhe ka kaluar konceptin e kapitalizmit), kush bie në to e kush kënaqet dhe çfarë duhet bërë për të mos rënë. Ndodhitë në të cilat përplasen personazhet vijnë mes humorit nga një anë dhe ankthit të vazhdueshëm e ligësisë nga ana tjetër. Të katërtit prezantojnë karaktere të definuar më shumë nga ajo se çfarë fshehin sesa ajo që është e dukshme.

e kësaj vepre qëndron pikërisht në kurthin e zbulimit të ndodhive mes zinxhirit që ngjan si lojë: kush po i bën, çfarë, kujt e pse dhe po ashtu në hijeshinë e pasqyrimit të politikës së marrëdhënieve ndërpersonale të cilat qëndrojnë si metafora për papërgjegjësinë e korporatave të biznesit dhe të psikologjisë së vrazhdë e të pacipë.