Filmi shqiptar zgjedhet filmi më i mirë i huaj në festivalin e filmit në Arizona

Filmi shqiptar zgjedhet filmi më i mirë i huaj në festivalin e filmit në Arizona

Kultura prill 22, 2019 - 20:01
Lexoni më shumë detaje

Film “Bunker” i cili u zgjodh si filmi më i mirë i huaj në festivalin e filmit Arizona në Amerikë, shfaq Shqipërinë në kohën e Komunizmit, shkruan KultPlus.

“Bunker” është film i metrazhit të gjatë i cili është vendosur në vitet e 80-ta, në kohën e komunizmit në Shqipëri. Filmi flet për Fridën, një vajzë 18 vjeçe e cila është dashuruar me Arturin, një djalë i bukur i qytetit, familja e të cilit është politikisht në kundërshtim me qeverinë totalitare. Dhe pikërisht kjo lidhje është edhe boshti i këtij filmi. Ky filmi i takon zhanrit dramë.

Filmi “Bunker” është punuar me regji të Kast Hasa, kurse me role në këtë film janë përfshirë aktorët: Klod Hoxha, Enxhi Cuku, Kristi Baçi, Kristaq Pilo, Arjeton Toni Osmani, Gramos Gashi, Kast Hasa, Ioana Sinani dhe Anila Mucaj.

Duke i qëndruar besnik misionin të saj për shfaqjen e filmit të pavarur, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Arizonës ka shfaqur mbi 2.800 filma nga 95 vende të ndryshme të botës.