Kosovari finalist në ‘The Voice Kids’ në Gjermani, i duhen votat tuaja!

Kosovari finalist në ‘The Voice Kids’ në Gjermani, i duhen votat tuaja!

Kultura April 19, 2019 - 13:36
Lexoni detajet

Dio Dragaj është emri më i ri shqiptar që pritet të shijojë suksese në arenën ndërkombëtare në muzikë.

Pas disa performancave të mrekullueshme në “The Voice Kids”, në Gjermani ai arriti ta sigurojë finalen në këtë kompeticion.

14-vjecarin mund ta njihini edhe si birin ish-frontmenit të grupit të njohur “Humus” Adnan Dragajt.

Dragaj do të paraqitet në finalen e madhe të dielën e 21 prillit me fillim prej orës 20:15 në kanalin televiziv SAT.

Ju mund të votoni për kosovarin.

Disa nga performancat e shkëlqyeshme të tij mund t’i ndiqni më poshtë./ZËRI