Hapet ekspozita e Sokol Beqirit “As mik, as armik”

Hapet ekspozita e Sokol Beqirit “As mik, as armik”

Kultura March 24, 2019 - 11:46
Lexo më shumë detaje

 

Është hapur mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ekspozita e artistit Sokol Beqiri e titulluar “As mik, as armik”.

Kuratorja Galit Eilat vlerëson se stili i drejtpërdrejtë dhe faktik që Sokol Beqiri përdor në punët e tij pas vitit 1999 nuk është i rastësishëm, kjo është një zgjedhje e vetëdijshme teknike. Tmerret e luftës na shfaqen krejt të zhveshura, nëpërmjet syrit të të mbijetuarit dhe zgjedhjet estetike të artistit nuk e lejojnë shikuesin ta largojë shikimin. “Jemi të privuar edhe nga ndjenja e katarsisit, këto ngjarje kanë ndodhur dhe nga to nuk ka ardhur asnjë e mirë. Nuk gjejmë as shëlbim dhe shikuesi nuk fshihet dot nga mesazhi i qartë i punëve. Nëse arti nuk mund të na shpëtojë, të paktën mund të përshkruajë dhe të raportojë. Roli që merr Beqiri është roli i dëshmitarit, i cili është këtu për të raportuar dhe për të na kujtuar tmerret që nuk mund t’i harrojmë”, ka thënë Eliat, e cila më tutje shton se është kjo formë e teknikës, ky vështrim i palëkundur i artistit që i kthen në jetë kujtimet e luftës në Kosovë. “Duket sikur Beqiri ka marrë përsipër sfidën e nënkuptuar në esenë aq të keqkuptuar të Adorno’s ‘Nach Auschëitz ein Gedicht zu schreiben ist barbarisch’ (‘Të shkruash poezi pas Auschëitzit është barbare’). Nëse pyetja e Adorno’s është ‘si mundet dikush të shkruajë një poezi që përmbledh barbarinë e Holokaustit’?, atëherë Beqiri i përgjigjet, ‘duke bërë atë që artistët kanë bërë përherë dhe duke gjetur mjetet e duhura teknike’”, shkruan kuratorja përmes një teksti të shkurtër të publikuar nga GKA-ja.

Ajo shënon se lufta gjithmonë ka kërkuar të jetë e përfaqësuar në art, në art të lavdit dhe të shenjtërimit.