Me muzikë ndihmohen fëmijët e Spitalit të Pediatrisë

Me muzikë ndihmohen fëmijët e Spitalit të Pediatrisë

Kultura March 20, 2019 - 10:35
Lexo më shumë detaje

Grupi i vullnetarëve "Helping Hands of Prishtina" organizon këtë të mërkurë një koncert bamirësie në qendrën e artit në Prishtinë “Termokiss”. Në koncertin, i cili do të mbahet më 20 mars, në orën 18:00, do të interpretojnë muzikantja Fjolla Shaqiri dhe DJ Etrit Talla.

Për gazetën “Zëri” Rreze Hoxha, mentore e vullnetarëve të grupit "Helping Hands of Prishtina", ka treguar se për këtë koncert nuk do të ketë bileta në shtije, por të gjitha mjetet që pjesëmarrësit do t’i dhurojnë prej vullnetit të tyre të lirë do të grumbullohen dhe me to do të ndërtohet një dollap, i cili do të mbushet me libra e lodra, si dhe do të vendoset në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Duke e parë mungesën e lodrave, të librave, si dhe të gjësendeve tjera, të cilat do t’ua lehtësonin kalimin e kohës në spital fëmijëve, vullnetarët e "Helping Hands of Prishtina" kanë vendosur t’i ndihmojnë ata në këtë mënyrë. Ky grup zotohen se projekte të tilla do të realizojnë edhe në vazhdimësi.