ShKMT dhe komuna e Bujanovcit, mbrëmje letrare me shkrimtarin Daniel Abimin

ShKMT dhe komuna e Bujanovcit, mbrëmje letrare me shkrimtarin Daniel Abimin

Kultura March 19, 2019 - 19:22

Shoqata Kulturore e Mërgimtarëve të Tërnovcit “Jehona” dhe komuna e Bujanovcit organizuan mbarmje letrare me shkrimtarin e njohur dhe zyrtarin e lartë të Zvicrës, Daniel Abimin

SHKMT “Jehona” dhe Komuna e Bujanovcit, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së z. Shaip Kamberi dhe përfaqsuesit për diasporë z. Agron Rrahimi mbajtën orë letrare prezentuese me krijuesin dhe publicistin e njohur nga Lugina e Preshevës me prejardhje nga Tërrnovci i Madh z. Daniel Abimin.

MBRAMJA LETRARE MBAHET NË DOMDIDIER AFËR AVANSHËS NË SALLËN TE STADIUMI I QYTETIT TË DOMDIDIER DHE FILLON ORA 19.30. Për info 076 367 90 72

Jeni të gjithë të mirëseardhur!

SHKMT JEHONA-Zvicër Komuna e Bujanovcit – Kryetari SHAIP KAMBERI Daniel Abimi, me prejardhje nga Tërrnovci i Madh (Lugina e Preshevës), jeton në Lozanë dhe punon në qeverinë e kantonit të Vaud-it, në Departamentin e Financave dhe Marrëdhënieve me Jashtë, si përgjegjës për misionet strategjike. Është një figurë eminente në Kantonin e Lozanëse më gjërë.

Për shumë vite punoi si gazetar në gazetën “24 orë”. Ai gjithashtu ka shërbyer për 10 vjet si delegat i Kryqit të Kuq (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq).

Është anëtar i komitetit të Institutit zviceran për studimeve shqiptare (ISEAL) dhe autor i shumë romaneve, të mirëpritur nga lexuesit zviceran. Daniel Abimi është antar nderi i SHKMT “JEHONA”- Zvicër. Daniel Abimi: «Babai im erdhi në Zvicër dy vjet pas dezertimit nga ushtria e Jugosllavisë në vitin 1948, gjë për të cilin ai u dënua me vdekje.

Ai kishte kaluar dy vjet në një kamp refugjatësh në Triestë, para se të përkujdesej për të Kryqi i Kuq dhe të dërgohet në Zvicër. Ai nuk mund të kthehej më në Tërnovc tërë jetën dhe nuk arriti ta shohë të atin e tij përsëri përveç një herë, në vitin 1971, në Stamboll. Nëna e tij kishte vdekur pa pasur mundësi ta shohë përsëri. Unë isha 6-vjeçar kur e kam shoqëruar për të njohur gjyshin tim.