Pianoja e vjetër brenda së cilës janë instaluar edhe 20 instrumente tjera

Kultura February 13, 2019 - 15:45
Lexoni detajet e fundit

Kur anëtarët e grupit nga Ukraina, Brunettes Shoots Blondes e gjetën një piano të vjetë dhe të thyer, vendosën ta restaurojnë, duke instaluar në të 20 instrumente tjera analoge, të cilat mund të komandohen prej tasteve.

Tingujt e mahnitshëm që i ofrojnë këto instrumente, ata i kanë sjellë nën interpretimin e këngës “Houston”, transmeton Telegrafi.

Muzikantët ia arritën qëllimit, që të kenë nën kontroll 20 instrumente të ndryshme, që interpretohen nga tastet në një aparaturë të vetme.

Shtypja e tasteve, aktivizon instrumentet tjera, që si bateri dhe ato që lëshojnë tinguj kur goditen, por edhe instrumente të ndryshme harkore.