'Vice' me gjashtë nominime për 'Golden Globe'

Kultura December 15, 2018 - 13:17
Lexo tjera detaje

Në fillim të janarit pritet të mbahet ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, përderisa tashmë është publikuar lista e të nominuarve. Në këto nominime prin filmi “Vice” me gjashtë sosh, përderisa gara është e ngushtë në shumë kategori.

Për çmimin “Aktori më i Mirë në Rol Sportiv” garojnë: Mahershala Ali për rolin në “Green Book”, Timothée Chalamet – “Beautiful Boy”, Adam Driver – “BlacKkKlansman”, Richard E Grant -  “Can You Ever Forgive Me?” si dhe Sam Rockwell – “Vice”. Në kategorinë e femrave për t’u shpërblyer si “Aktorja më e Mirë” garojnë: Glenn Close për rolin e saj në “The Wife”, Lady Gaga – “A Star Is Born”, Nicole Kidman – “Destroyer”, Melissa McCarthy – “Can You Ever Forgive Me?”, si dhe Rosamund Pike për paraqitjen në “A Private War”.

Në  garë për çmimin “Aktori më i Mirë” në filma të zhanrit dramë garojnë Bradley Cooper nga filmi  “A Star Is Born”, Willem Dafoe – “At Eternity’s Gate”, Lucas Hedges, - “Boy Erased”, Rami Malek – “Bohemian Rhapsody” dhe John David Washington - “BlacKkKlansman”. Për t’u shpërblyer me një “Golden Globe” si “Filmi më i Mirë – Muzikal ose Komedi” kanë gjasa filmat: “Crazy Rich Asians”, “The Favourite”, “Green Book”, “Mary Poppins”, Returns” dhe “Vice”.

Në anën tjetër të nominuar për çmimin “Regjisori më i Mirë” janë: Bradley Cooper, regjisor i filmit “A Star Is Born”, Alfonso Cuaron, regjisor i filmit “Roma”, Peter Farrelly, regjisor i filmit “Green Book”, Spike Lee, regjisor i filmit “BlacKkKlansman”, si dhe Adam McKay, regjisor i filmit “Vice”.

Për kolonën zanore më të mirë dhe një “Golden Globe” garojnë filmat “Black Panther” “Dumplin”, “A Private War”, “Boy Erased” dhe “A Star Is Born”. Për t’u shpërblyer si “Filmi me Skenarin më të Mirë” janë të nominuar filmat: “Roma”, “The Favourite”, “If Beale Street Could Talk”, “Vice” dhe“Green Book”.

Në anën tjetër në kategorinë e filmave të animuar për të marrë një “Golden Globe”, si “Animacioni më i Mirë” kanë shans filmat: “Incredibles 2”, “Isle of Dogs”, “Mirai”, “Ralph Breaks the Internet” dhe Spider-Man: Into the Spider-Verse”

Si “Seria ose Filmi më i Mirë i Shkurtër” mund të cilësohet sivjet njëri nga këta: “The Alienist”, “The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story”, “Escape at Dannemora”, “Sharp Objects”, si dhe “A Very English Scandal”. Në anën tjetër për t’u shpërblyer si “Seria më e Mirë – Dramë” janë nominuar: “The Americans”, “Bodyguard”, “Homecoming”, “Killing Eve” dhe “Pose”.

Rikujtojmë se ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 7 janar./ZËRI