Ndahet Çmimi Nobel për Paqe

Kultura October 05, 2018 - 11:34

Denis Mukwege dhe Nadia Murad e kanë fituar Çmimin Nobel për Paqë për vitin 2018 të ndarë nga Komisioni Norvegjez i Nobelit, si meritë e përpjekjeve të tyre për ta përfunduar përdorimin e dhunës seksuale si një armë e luftës dhe konfliktit të armatosur.

Mukwege, një praktikant i mjekësisë, është marrë për një kohë të gjatë duke i ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos. Dhe ai me stafin e tij kanë trajtuar me mijëra viktima, shkruan The Hindu, përcjell zeri.info.

Ndërsa, Murad është njëra prej 3000 vajzave dhe grave Yazidi, të cilat vlerësohen se janë përdhunuar nga luftëtarët e "Shtetit Islamik". Ajo po ashtu është vlerësuar për ndarjen e përvojës dhe ndihmesës dhënë viktimave të tjera.

216 njerëz dhe 115 organizata konkurruan për këtë çmim. Ai ka vlerë prej 1 milion dollarësh./ZERI