Shënohet 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Kultura June 07, 2018 - 13:53
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Fakulteti i Edukimit ka organizuar manifestimin për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, në të cilën u vlerësua lartë vepra e tij, raporton Zëri.info

Rektori i UP Marjan Dema foli për figurën e Skënderbeut dhe veprimtarinë e tij për popullin shqiptar.

“Aktiviteti ditët e Skënderbeut na kujton madhështinë e tij, ai ishte figurë e radhë që arriti ti bashkoj të gjitha fiset shqiptare, nën udhëheqjen tij vetëdija shqiptare u ngrit si asnjëherë më parë” tha Dema.

Sipas tij vepra e Skënderbeut na sjellë në mend triumfin e së mirës ndaj të keqes dhe ai merret shembull

“Ne universitet e vendosim interesin e përgjithshëm pra interesit personal, vizioni ynë për një universitet të respektuar po vihet në pah dhe po bërhet më i fuqishëm ne funksion të krijimit të një studenti lider të së ardhmes” tha ai.

Fatmir Sejdiu ish presidenti i Republikës së Kosovës, vlersoi lartë figurën e Skënderbeut

“Është një ndër i veçantë që të jem pjesëmarrës në këtë ngjarje, në 550 vjetorin e vdekjes së tij, por njëkohësisht të mbetjes gjallë të frymës skënderiane, figura e tij ka qenë dhe mbetet shembulli më unikal i bashkimit të shqiptarëve” tha Sejdiu

Sejdiu tutje tha që duhet të investohet dhe të punohet më shumë për historinë e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Është mirë per studentët dhe për brezat qe vinë, por ka ende punë shumë punë sepse pikërisht në te gjithë atë qe lidhet në shkrimet e miqve, armiqve, detarëve ka diçka të përbashkët, Skënderbeu është i papërsëritshëm” tha ai.

Sipas tijë është koha që të punojmë më shumë për të ardhmen.

“Është koha që kufijtë e konkurrencës, kapërcimit të kapaciteteve tona, që të rinjtë tanë të jenë në pjesë e universiteteve të botës, është koha që vendi jonë të jetë më i dashur dhe me më perspektiv për të rinjtë tanë” përfundoi Sejdiu.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se historia duhet mësohet për të mos u përsëritur gabime të së ardhmes.

“Edhe sot në ditën e Skënderbeut, edhe sot na pyesin përse i kthehemi historisë, këtë e bëjmë për ta njohur të kaluarën për të mos gabuar sot dhe nesër, ajo nuk ka vdekur është në mesin tonë”tha Gashi.

Ai historinë e popullit shqiptare i konsideroi si një lum që ka rrjedhur nga koha e Skënderbeut

“Historia jonë kombëtare ishte si lum i. Madh i epokave që rrjedh pa ndalur, si lumi i epokës skënderiane deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës” tha tutje ai.

Ethem Qeku dekani i fakultetit të edukimit foli për punën të cilën e bënë fakulteti i edukimit dhe mundësit të cilat i ofron ky fakultet për studentët që i vijojnë studimet aty.

Në këtë manifestim ishte i ftuar Ramush Haradinaj por nuk morri pjesë./ZËRI/

Image 
Image 
Image