Fahredin Shehu botohet në Zimbabwe

Fahredin Shehu botohet në Zimbabwe

Kultura maj 16, 2018 - 11:11

Falë poetit Fahredin Shehu emri i Kosovës tash e tutje do të përmendet edhe në qarqet artistike dhe intelektuale të Afrikës. Kjo paraqet një sfidë të re për letërsinë shqipe, gjë që e  vendos atë në mesin e letërsive të mëdha botërore.

Shehu tani më emër i shquar i letërsisë shqipe, botohet në Afrikë, më konkretisht Zimbabwe. Edhe më herët Shehu është botuar në Nigeri, por kësaj radhe ky botim paraqet depërtim serioz në kontinentin Afrikan.

Nga Shehu kuptuam se përpos Zimbabwe-s, poezia e tij shumë shpejt do të botohet edhe ne Botswana dhe Republikën Jugafrikane.

Shehu është autor i më se 15 titujve letrar përfshirë, Poezi, Ese, Romane etj., të botuar në Angli, SHBA, Portugali, Itali, Serbi me libra poetik, ndërsa poezia e tij është përkthyer dhe botuar në antologji të shumta botërore, në veçanti në ato, të cilat bëhen për të drejtat e njeriut dhe është njëri nga poetët më të përkthyer shqiptar.

Shehu është drejtor për kulturat dhe publikimet joamerikane pranë Inner Child Press International LTD. në New Jersey, SHBA.