Tusha nderon Sabri Fejzullahun në 50 vjetorin e karrierës

Kultura February 15, 2018 - 16:22

Tenori shqiptarë Kastriot Tusha në një intervistë për Zëri.Info ka folur për pjesëmarrjen e tij në organizimet e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ai së fundi ka publikuar edhe projektin më të ri me këngëtaren Shkurte Fejza për të cilën tha se ideja ishte që përmes këngës të paraqitej bashkimi kombëtar.

I pyetur për muzikën që kultivojnë gjeneratat e reja Tusha ka thënë se është pak zhgënjyese duke qenë se siç tha ai të rinjtë kanë shembujt më të mirë që mund t’i ndjekin duke përmendur këtu një numër të madh të këngëtarëve që i kanë kontribuar muzikës së mirëfilltë shqipe.

Ai nuk harroi ta përmend edhe këngëtarin e madh shqiptar Sabri Fejzuallu i cili sonte feston 50 vjetorin e karrierës me një gala koncert. Tusha tha se Fejzullahu është shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë brezat në fushën e muzikës.

Ai poashtu bëri të ditur për Zërin se me 1 mars do të jetë në Gjakovë në një koncert bashkë me Shkëlzen Jetishit.

E poashtu bëri të ditur se shumë shpejt pritet të ketë një bashkëpunim me Sinan Vllasaliun.

Kastriot Tusha në këtë vigjilje të festës së pavarësisë së Kosovës u ka uruar të gjithëve 10 vjetorin e pavarësisë. Kujtojmë se Kastriot Tusha brenda pak kohësh feston 55 vjetorin e karrierës së tij.