Gruaja nga Gjakova iku nga shtëpia, burri shkon te axha i saj dhe e sulmon me thikë

Gruaja nga Gjakova iku nga shtëpia, burri shkon te axha i saj dhe e sulmon me thikë

Kronika November 22, 2026 - 08:49

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur gjatë së shtunës, në Gjakovë

Sipas raportit policor, gruaja kishte ikur nga shtëpia e burrit për shkak të dhunës sistematike nga ai, duke u vendosur te shtëpia e axhës së saj.

Më pas, siç thuhet në raportin 24-orësh, burri kishte shkuar te ajo duke tentuar të bisedojë, ku më pas e ka sulmuar me thikë axhën e saj.

ju“Gjakovë / 21.11.2026 – 02:10. I dyshuari m/k dyshohet se kishte shkuar të bisedon me gruan e tij viktimën f/k në shtëpinë e axhës së gruas, e cila kishte ikur nga dhuna sistematike e tij, dhe më pas i dyshuari kishte sulmuar me thikë axhën e gruas viktimën m/k. I dyshuar dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, i dyshuari është arrestuar, nga i cili janë konfiskuar tri thika dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.