Nëna nga Prizreni e raporton të zhdukur vajzën e saj
Foto: Ilustrim

Nëna nga Prizreni e raporton të zhdukur vajzën e saj

Kronika November 21, 2026 - 08:39

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren nga nëna e saj.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 19.11.2026 rreth orës 13:30, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, raporton Zeri.info.

"Rr. Tahir Sinani, Prizren 19.11.2026 – 13:30. Ankuesja më 20.11.2026 ka raportuar se vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri