Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Zëri / Ilustrim

Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit

Kronika November 17, 2026 - 09:38

Dhuna në familje vazhdon të mbetet prezente në Kosovë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së hënës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, ku katër prej tyre kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës, shkruan Zeri.info.

Ndërkaq tri rastet e tjera janë raportuar të kenë ndodhur në Gjakovë, Kaçanik e Viti.

Më poshtë jua sjellim secilin rast veç e veç, pa ndërhyrje:

Dhunë në familje

· Prishtinë / 16.11.2026 – 15:20. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 16.11.2026 – 15:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 16.11.2026, 21:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje e dyshuara femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

· Lipjan /16.11.2026, 21:30. Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër, kosovarë, pasi dyshohet se kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Viti / 16.11.2026 – 11:00. Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar trajtim mjekësor në QKMF, pasi dyshohet se i njëjti kishte pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, nga i njëjti është konfiskuar mjeti i cili dyshohet se ishte përdorur në rast dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Kaçanik / 16.11.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 16.11.2026 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri