E kërcënoi dhe ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale, Policia e lë të lirë pejanin edhe pse i gjeti armatim në shtëpi
Një rast i kërcënimit e ngacmimit është raportuar në komunën e Pejës, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, një mashkull e ka kërcënuar përmes rrjeteve sociale një femër.
Policia njofton se i dyshuari fillimisht me urdhër të prokurorit ishte arrestuar dhe më pas është bërë bastisja e shtëpisë së tij, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë dhe 13 fishekë, mirëpo, pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Kanosje & Ngacmim & Armëmbajtje pa leje
Pejë, 14.11.2026, 02:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën femër kosovare përmes rrjeteve sociale. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të njëjtit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë dhe 13 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri