Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura përfundon në kanal – kolona të gjata drejt Prishtinës
Kronika
November 16, 2026 - 09:01
Një veturë ka përfunduar në kanal në zonën e "Kronit të Mbretit", duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në drejtim të Prishtinës.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata automjetesh.
Deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar ose për rrethanat që çuan në daljen e veturës nga rruga.
Ngasësit që qarkullojnë në këtë segment rrugor këshillohen të kenë kujdes të shtuar. /Telegrafi

