Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, caktohet data e re
Kronika
November 12, 2026 - 12:19
Gjykata Themelore në Pejë ka shtyrë seancën e shqyrtimit fillestar ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, ish-bashkëshortit të së ndjerës Arlinda Zekaj, i cili akuzohet për veprën penale “Kanosja”.
Seanca ishte caktuar të mbahej të enjten, më 12 nëntor, në orën 11:00, në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj gjykate.
Sipas njoftimit të Gjykatës, shtyrja është bërë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar Arlinda Zekaj, i cili kishte njoftuar se nuk mund të merrte pjesë në seancë.
Gjykata ka bërë të ditur se, pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, e ka aprovuar kërkesën për shtyrjen e seancës.
Seanca e radhës është caktuar për 24 nëntor 2026, në orën 13:00. /Zëri